Protesta, kërcënon Roland Bejko: Do t’ju marrim me shkelma, mos luani me zjarrin

Protesta e sotme e opozitës në Tiranë është komentuar ndër të tjera edhe numrin e pjesëmarrësve.

Ndonëse Berisha e Basha folëm për 600 mijë qytetarë në shesh, në media dolën pamje me dron të marra gjatë protestës që tregonin se numri i pjesëmarësve ishte shumë më i vogël.

Pjesë e këtij debati është bërë edhe kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, i cili më herët në mëngjes pati thënë se nga Gjirokastra ishin nisur drejt Tiranës rreth 400 protestues.

Së fundi në një reagim në faqen e tij në Facebook, Bejko pretendon se është manipuluar me pamjet. Më tej ai kërcënon duke thënë të mos luani me zjarrin sepse do t’ju përzëmë me shkelma.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

DURIMI E KA NJË LIMIT

Nëse një lumë i tillë njerëzish do të kishte vërshuar rrugëve të Parisit, protesta pa as më të voglin dyshim do të ishte quajtur thjesht e jashtzakonshme, madhështore, e frikshme.

Por ne jetojmë në Ballkan dhe si të tillë kundërshtarit nuk i dalim përballë, por pas shpine, duke e goditur poshtë brinje, i ngremë kurthe, i hedhim penga, shpifim, e tellim etj.

Kështu ndodhi dhe me dronin e Oligarkëve makutë, fluturoi mbi kokat e protestuesve kur ata ishin ende duke ardhur dhe akoma nuk ishin akomoduar mirë në bulevard.

Për aspektin sasior, mos gënjeni veten, por lexojeni drejt dhe me realizëm pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të këtyre mijra e mijra qytetarëve në bulevard. Mos luani me zjarrin sepse jo kaq, por mjafton dhe gjysma e tyre për tju përzënë me shkelma që mos të gjeni vrimë ku të futeni.

Lereni mënjanë kapardisjen dhe të gënjyerit e vetes.

Ata njerëz protestojnë për gjënë më fondamentale të demokracisë: votën e lirë e të fshehtë, barazi në kushte, korektësi në votim dhe jo-tjetërsim të rezultatit.

Plotësoni këto kushte se nuk i bëni nder opozitës, por e keni detyrë kushtetuese.

Nëse nuk do ti bëni, do t’ju detyrojmë ti bëni.

Durimi e ka një limit.

/ArgjiroLajm.net/