PS çel fushatën në Gjirokastër, prezantohen 7 kandidatët (FOTO)

Partia Socialiste ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale në qarkun Gjirokastër. Në një takim të zhvilluar në kinoteatrin e qytetit, kandidatët për deputetë bënë prezantimin e tyre dhe kërkuan mbështetjen me votë prej qytetarëve të këtij qarku.

Të pranishëm në takimi veç mbështetësve dhe simpatizantantëve ishin gjithashtu edhe drejtues të PS-së në nivel vendor.

Secili prej 7 kandidatëve ka mbajtur një fjalë përshëndetëse duke treguar motivet përse kandidon dhe përse duhet të votohet prej qytetarëve.

Lista e PS në qarkun Gjirokastër kryesohet prej Bledi Çuçit  dhe Mirela Kumbaros. Më pas vjen Flamur Golemi e Laert Duraj, për të vijuar me Artemisa Dralon dhe Matilda Çelën dhe Elvira Pashon. ArgjiroLajm.net sjell foto nga ky aktivitet.

/ArgjiroLajm.net/