PS mbledh strukturat në Dropull, Kosta e Çabeli mbështesin kandidaturën e Zisos

MirelaKëshillat zonal të Partisë Socialiste në Dropull zhvilluan sot një takim në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. I pranishëm ishte edhe deputeti i Qarkut Gjirokastër, Vladimir Kosta, kryesuesja e listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Dropullit, Mirela Leka Çabeli dhe të tjerë përfaqësues lokal të socialistëve.

Gjatë takimit u diskutua ecuria e fushatës në këtë bashki të re të krijuar pas ndarjes së re administrative. PS-ja në Dropull mbështet kandidatin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Kosta Ziso.

“Ziso është kandidat fitues sepse ka pas një aleancë të fuqishme, sic është Aleanca për Shqipërinë Europiane”- tha deputeti Kosta. Ndërkohë Mirela Leka Çabeli vlerësoi faktin se deri më tani fushata ka qenë e qetë dhe u angazhua që së bashku me përfaqësues të tjerë të PS-së në Dropull fushata të jetë e tillë deri në përfundim.

Ajo shprehu mbështetje për kandidaturën e Zisos dhe nënvizoi se pas 21 qershorit Dropulli do të ketë një qeverisje vendore më të mirë, kjo edhe falë pjesëmarrjes së gjerë të femrave në strukturat e bashkisë së re.