Punimet për qendrën e Libohovës, rivendoset busti i Avni Rustemit

Punimet për qendrën e Libohovës po vijojnë ende. Të hënën ato pritet t’i inspektojë edhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë gjatë ditës së sotme është rivendosur busti i Avni Rustemit.

Zhvendosja e përkohshme rreth dy muaj më parë krijoi një debat në rrjetet sociale, pasi nga një pjesë e opinionit u kuptua sikur busti nuk do të rikthehej më në atë vend. Në një reagim të sotëm në Facebook, kryebashkiakja Luiza Mandi ndër të tjera shkruan:

“Zhurma dhe histeria që u krijua kur e zhvendosëm përkohësisht, u ngelet atyre që veç fjalëve s’dinë të bëjnë asgjë tjetër. Fjala jonë është puna”.

Punimet për qendrën e Libohovës pritet të përfundojnë brenda kësaj vere.