Qetësi para furtunës, lulet bëjnë bashkë PS e LSI në Gjirokastër (FOTO)

Pas marrëveshes Rama-Basha, koalicioni PS-LSI është praktiksht i prishur pasi në zgjedhjet e 25 qershorit secila palë hynë e vetme në zgjedhje dhe LSI mund të penalizohet duke mos marrë aq mandate sa mori në vitin 2013.

Por në Gjirokastër duket se ka ende “qetësi dhe dashuri” mes kandidatëve të PS-së dhe LSI-së.

Të paktën sa për dukje, pasi në prapaskenë po zhvillohet një “luftë” e ashpër. Sot me rastin e hapjes së sezonit turistik në Gjirokastër, Mirela Kumbaro, Bledi Cuçi, Vangjel Tavo, Flamur Golemi e Zamira Rami janë shfaqur së bashku duke mbjellë lulë, një nismë kjo e ndërmarrë nga Bashkia Gjirokastër që synon të mbajë gjallë dhe promovojë atë që bënin dikur anetë në këtë qytet.

Siç shihet nga fotot më poshtë të gjithë duken të qeshur, por vështirë të mendosh se kjo harmoni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme të fushatës. Sidoqoftë mbetet për t’u parë…

/ArgjiroLajm.net/