Rama mbledh qeverinë edhe në Gjirokastër

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama rikonfirmoi edhe njëherë vendimin e tij për të zhvilluar mbledhje të qeverisë në çdo qark të vendit gjatë një viti.

“Jo për të bërë një mbledhje simbolike se po nisemi dhe po shkojmë me projektvendimet në krah t’i bëjmë miratimet formalisht në Kukës apo në Gjirokastër, por t’u spostuar në çdo qark njëhërë në vit dhe për të qëndruar atë më shumë sesa thjesht mbledhja por për të kaluar atje kohë sëbashku me ekipin e deputetëve, për të thirru në dëgjesa, drejtuesit e institucioneve, për të organizuar takime me komunitetin, për tu ulur me pushtetin vendor – kryetarë bashkish të majtë dhe të djathtë, kjo s’ka pikë rëndësie – për të mos humbur kontaktin me realitetin e njerëzve të zakonshëm dhe për t’u kthyer ato përgjigje në kohë reale për problematikat që dalin nga ëkto takime”, tha Rama.

Nuk ka ende një kalendar për mbledhjet qeveritare në çdo qark dhe se në çfarë muaji mbledhja është lënë për në qarkun Gjirokastër, por me siguri që kjo praktikë do të nisë në fillim të vitit tjetër.

Më tej kryeministri u shpreh gjithashtu se çdo ministër gjatë një viti parlamentar duhet të spostohet dhe të qëndrojë njëhërë në muaj në një qar, për të qenë bashkë me deputetë në jetën reale të shqiptarëve.