Rama mbyll takimin në Gjirokastër me një thirrje për gratë: Bashkohuni dhe refuzoni PD-në që s’ka asnjë femër në listën fituese të kandidatëve

Në fund të fjalimit të tij në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama i bëri apel grave dhe vajzave të qarkut të refuzojnë me votë Partinë Demokratike, e cila nuk ka vendosur asnjë femër në listën fituese të kandidatëve për deputetë.

PD mendon se gjithë ky qark nuk ka një grua për ta përfaqësuar. Gratë dhe vajzat gjirokastrite, libohovite, tepelenjote, dropullite e përmetare… duhet të bashkohen dhe ta refuzojnë me votë parimin e diskriminimit të grave, sot në shekullin e 21 pas shumë betejash për gratë dhe vajzat. Votoni Partinë Socialiste që do t’i ngrejë gratë dhe vajzat në piedestalin e munguar. Kush është me PD-në, partinë le ta mbajë në zemër, ndërsa votën jepeni me mend. Ta bëjmë votën e 25 qershort, një votë kuqezi”, tha Rama