Rama me Metën në Gjirokastër, do të prezantohet kandidatja Zamira Rami

Rama-ne-GjirokasterKryeministri Edi Rama rikthehet të dielën në Gjirokastër në një takim elektoral, ku do të bëjë prezantimin e kandidates së majtë, Zamira Rami.

Ai do të jetë i shoqëruar nga kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe deputetë të qarkut. Takimi do të zhvillohet në orën 10:30 në sheshin “Fantazia”.

Më vonë gjatë ditës Meta do të ndalet në fshatin Jorgucat, ku të bëhet prezantimi i kandidatit të PBDNJ-së për Bashkinë Dropull.

Po kështu nesër pritet që në Libohovë të zhvillojë takime dhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.