Rama tregon historinë e Vjollcës nga Gjirokastra. I gjeti punë Edi Pesha (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook ditën e sotme, historinë e një gruaje nga Gjirokastra. Vjollca Baboçi ishte prej 10 vjetësh në skemën e ndihmës ekonomike. Por pas interesimit te Zyra e Punës në Gjirokastër, ajo është punësuar në një kompani që merret me përpunimin e ullirit. Ndihma ekonomike për të ishte 52 mijë lekë të vjetra, ndërsa sot paguhet në punë me 240 mijë lekë të vjetra.