Referendumi i socialistëve, 15 vota kundër Ramës në Libohovë

ImagesSikundër në të gjithë Shqipërinë edhe anëtarët e Partisë Socialiste në Bashkinë Libohovë iu drejtuan dje kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për mandatin e kryetarit.

Ata iu përgjigjën pyetjes: Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit? Po ose Jo.

Nga rreth 320 anëtarë që ka PS-ja në rang bashkie, në votim morën pjesë rreth 270 vetë. Prej këtyre 15 vetë votuan “Jo”, domethënë se nuk e konsiderojnë të rinovuar automatikisht mandatin e Edi Ramës si kryetar partie, kur PS është në qeveri dhe ai është zgjedhur kryeministër.

Rezultatet e plota të referendumit në nivel kombëtar do të bëhen publike sot. Ky referendum është konsideruar i manipuluar dhe në shkelje të statutit nga deputeti “armik” me Ramën, Ben Blushi.