Referendumi, vota kundër paketës së kreditorëve kryeson sondazhet në Greqi

01UP-Sub-Greece-articleLargeTre ditë para mbajtjes së referendumit të thirrur nga qeveria e Tsipras, vjen sondazhi i parë që tregon se si do të vojnë grekët të dielën. Sipas institutit “ProRata”, që realizoi sondazhin nga dita e diel deri të martën, 57% e të pyeturve do të votojnë kundër masava shtrënguese të kreditorëve ndërkombëtarë, ndërkohë që 30% do të votojnë pro këtyre masave. Megjithatë 13% e të pyturve kanë dhënë përgjigjen “nuk e di/nuk përgjigjem”.

Por ka dhe një zhvillim interesant, që pas mbylljes së bankave, ata që u përgjigjën se do të votojnë “kundër” kanë zbritur në nivelin e 46%-ve, kurse ata që do të votojnë “pro” paketës së kreditorëve janë rritur në 37%. Sikundër është rritur në 17% edhe numri i atyre që janë të pavendosur. Pra, mbyllja e bankave ka shtuar frikën te qytetarët, duke i shtyrë ata më shumë drejt një voto “pro” masave të kursimit që kërkon BE dhe FMN.

Sondazhi i “ProRata” jep të dhëna edhe për mbështetjen e referendumit në radhët e votuesve të secilës parti parlamentare. Bie në sy që në radhët e mbështetësve të SYRIZA-s, është i lartë numri i atyre që do të votojnë “kundër” masave të kursimit.

Partitë

Kundër

Pro

SYRIZA

15%

77%

Demokracia e Re

22%

65%

Lumi

21%

68%

Partia Komuniste

75%

20%

Grekët e Pavarur

60%

31%

PASOK

31%

65%

Agimi i Artë

80%

20%

Në Athinë, por edhe qytete të tjera të vendit janë organizuar tubime të ndryshme, që mbështesin një votimin “kundër” referendumit, si dhe nuk mungojnë as tubimet që mbështesin votimin “pro”. Gjatë ditës së sotme kryeministri Tsipras u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kundër paketës së kërkuar nga kreditorët ndërkombëtarë. Referendumi i i të dielës është vendimtarë për fatin e mëtejshëm të Greqisë në zonën euro.