Reforma në drejtësi, një deputet i qarkut Gjirokastër nuk votoi pro rolit të ndërkombëtarëve në vetting

kuvend-votimDeputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo ishte një prej tre ligjvënësve të parlamentit që nuk votuan pro “Aneksit B” të drafit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, i cili parashikon rolin e Operacionit Ndërkombëtar në procesin e vetingut.

Gazeta “Panorma” ka zbardhur procesverbalet, prej nga rezulton se bashkë me Tavon kundër rolit ndërkombëtar në procesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin edhe Genc Pollo e Jozefina Topalli.

Në total “Aneksi B” i Kushtetutës mori 137 vota pro dhe vetëm 3 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Por, pavarësisht se tre deputetët nuk votuan këtë pikë të Kushtetutës së re, ata dhanë votën pro në parim dhe në tërësi, duke e çuar numrin e votave në 140, votimi më absolut i të gjitha kohërave.