Rektori i Universitetit të Gjirokastrës ankohet në Kuvend për buxhetin: Po na penalizoni, duam më shumë vëmendje

Universitetet kërkojnë më shumë para nga buxheti i shtetit, kryesisht ato në rrethe, ku prej vitesh investimet për kërkimin shkencor, por edhe për sportin mungojnë. Një prej universiteteve është edhe ai në Gjirokastër.

“Duam vëmendje ndryshe. Universitetet rajonale janë më periferiket dhe më të penalizuarat. Gjirokastra është qytet universitar. Ne duam politika nga Qeveria dhe Kuvendi”, tha Bektash Mema, rektor i Universitetit “Eqerem Çabej”, Gjirokastër gjatë një dëgjese në komisionin e arsimit dhe medias për buxhetin e vitit 2018.

Universiteti i Gjirokastrës edhe këtë vit akademik regjistroi një numër të ulët studentësh në programet e tij të studimit.