“Respektoj vendimin e partisë, që Gjirokastra t’i jepet LSI-së”

116375Teksa u dhanë sinjalet e para disa ditë më parë se Bashkia Gjirokastër do t’i jepej LSI-së, deputeti Dashamir Kamberi shfaqi rezerva. Por sot ai është tërhequr nga qëndrimi i tij duke thënë se respekton marrëveshjen Rama-Meta . Ai  tha se është deputeti i Partisë Socialiste, dhe si i tillë do të punojë dhe ofrojë mbështetjen e tij strukturave të partisë për të arritur fitore në qytetin e Gjirokastrës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Besoj se do të pritet shumë mirë në përgjithësi, si vendim i koalicionit. Natyrisht që unë jam pjesë e partisë dhe deri më një do të respektoj vendimet e partisë dhe do të punoj për realizimin e tyre”, tha deputeti i qarkut Gjirokastër, Dashamir Kamberi.

Një ditë më parë PS dhe LSI arritën një marrëveshje për bashkitë ku të drejtën e propozimit e ka vetëm njëra parti. Mes bashkive që iu lanë LSI-së është edhe Bashkia Gjirokastër, e qeverisur prej më shumë se një dekade nga Partia Socialiste.