Ronaldo shpallet fitues i “Topit të Artë”

1481570311ronaldo“Topi i Artë 2016” shkoi ashtu siç pritej për Cristiano Ronaldon, futbollisti më i mirë në planet sipas “France Football”.

Lojtari që i dha jetë suksesit të Realit të Madridit në Champions dhe inspiroi Portugalinë në suksesin historik në Euro 2016 përvetësoi trofeun e katërt të këtij lloji në karrierë, duke reduktuar distancën me Lionel Mesin që është në kuotën 5 të tillëve.
Që prej vitit 2008 vetëm Ronaldo dhe argjentinasi e kanë fituar çmimin prestigjioz individual dhe vetëm në një rast në 2010, nuk dolën të dy në shkallët më të larta të podiumit.

Zyrtarizimi i trofeut për portugezin erdhi në një numërim mbrapsht jo të zakonshëm në sajtin e “France Football”, por thuajse askush nuk kishte dyshime se kush do të vlerësohej nga redaksia transalpine.

I dyti në votim doli Lionel Mesi dhe i treti Antoine Griezmann, humbës i madh i finaleve të vitit.

Mbështetësit e Ronaldos thonë se 2016 nuk ishte një vit spektakolar për të, por dy trofetë kontinentalë dhe 51 golat e shënuar në 55 ndeshje mes klubit dhe kombëtaresh, janë një argument i fortë në favor të CR7.

Ky çmim u rikthye në duart e “France Football” pasi në 2010, revista i shiti të drejtat FIFA-s. Kështu u rikthye dhe formati i vjetër me votimin e gazetarëve dhe jo trajnerëve e lojtarëve, që jo pak herë ishte i ndikuar, gjeografik dhe larg meritave