Rrëfimi rrënqethës i 24-vjeçares nga Saranda, që detyrohej të prostituonte në prani të fëmijës

pol0202Një 23-vjecar nga Saranda shfrytëzonte për prostitucion nënën e fëmijës së tij. Olsi Muçodema është arrestuar nga policia, ndërsa 24-vjecarja ka rrëfyer tmerrin që përjetonte prej kohësh. E marrë në pyetje nga policia ajo ka thënë se ka qenë e detyruar të bënte seks me klientët që i gjente 23-vjecari, madje edhe në prani të djalit vetëm dy vjeç e gjysmë, pasi nuk kishte ku ta linte. Sipas saj, nëse ajo nuk pranonte dhunohej nga partneri i saj.

“Olsi më thoshte se jemi të papunë, nuk kemi çfarë të hamë dhe me çfarë të jetojmë. Ai dilte për kafe dhe gjente klientët. Pastaj unë shkoja me ta në shtëpinë tonë ose në hotel, ose në shtëpinë e tyre. Kemi edhe një djalë dy vjeç e gjysmë. Olsi e ka pranuar atësinë, por nuk ka pranuar ta regjistrojmë. Olsi më ka dhunuar fizikisht, sidomos muajt e fundit. Më kapte flokët dhe më gjuante me grushte. Në një rast më dhunoi pse nuk shkoja te një klient. Shko më thoshte, por nuk shkoja dot sepse qante djali. Ka pasur raste kur kam shkuar nëpër shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale, duke marrë me vete djalin, se nuk kisha ku ta lija. Olsi në një rast ka qenë prezent kur kam kryer marrëdhënie me një njeriun e tij”, -ka rrëfyer me lotë në sy 24-vjecarja./