Rrëfimi+18/ Bëra seks me zyshën time, por s’e përballoj dot…

largea_capture-jpg1462215759Thonë që dashuria nuk njeh moshë, por a nuk ka ardhur koha ta quajmë klishe këtë gjë? Një djalë i cili është vetëm 19 vjeç i ka shkruar  psikologes së “The Sun”,  duke kërkuar ndihmë për situatën në të cilën ndodhet tani.

Ai prej kohësh ka rënë në dashuri me zyshën e tij të kimisë, madje dhe është shpërngulur në apartamentin e saj, por nuk ka parashikuar se çfarë do t’i ndodhë më pas.

Ja çfarë i ka shkruar ai psikologes së “The Sun”.

Letra e djalit:

“Jam 19 vjeç dhe jam në përfundim të vitit të parë të fakultetit. Por që në nisje të këtij viti akademik unë nisa të flirtoja me zyshën time të kimisë e cila po ashtu ma ktheu me të ‘njëjtën monedhë’.

Ne prej disa muajsh jemi të lidhur dhe kemi filluar ta forcojmë edhe më shumë ndjenjën tonë. Vetëm pak kohë më parë unë jam zhvendosur në apartamentin e saj dhe jetojmë së bashku. Edhe pse ajo është 10 vite më e madhe se unë, ky fakt nuk më pa penguar aspak të jem me të!

Por një tjetër problem shumë i madh më ka dal…ajo është shtatzënë dhe unë nuk jam ende gati të jem një baba adoleshent. Nuk di si të veproj apo çfarë zgjidhjeje t’i jap kësaj situate”.

Përgjigjja e psikologes:

“Së pari duhet të dish që zysha jote ka dalë kundër ligjit duke pasur një lidhje intime me nxënësin e saj…por le ta lemë mënjanë këtë pjesë!

Ti vërtetë je adoleshent, por je i rritur mjaftueshëm për të kuptuar se si bëhet një fëmijë dhe si masat mbrojtëse gjatë seksit mund ta parandalojnë.

Në bazë të ligjit ti je i aftë të kujdesesh për një fëmijë dhe nëse partnerja jote vendos që do ta mbajë dhe ta sjellë në jetë atëherë t’i duhet të përballesh me përgjegjësitë që të takojnë”.