Rrezikon të shembet pallati në Gjirokastër, banorët braktisin shtëpitë

Një pallat rrezikon të shembet në Gjirokastër. Alarmin e japin banorët e tij, të cilët kanë ndjerë tronditje të tokës të ngjashme me lëkundjet e tërmetit. Siç shihet në fotot që sjell ArgjiroLajm.net në fund të kodrës mbi të cilën është ndërtuar pallati në lagjen ‘Punëtore’, ka çarje të konsiderueshme të tokës. Banorët pretendojnë se shkak për të këtë situatë të krijuar janë punimet për ndërtimin e një tjetër ndërtesë aty pranë. Kujtojmë që rreth 10 vjet më parë në Gjirokastër ka ndodhur një situatë e ngjashme. Shembja e pallatit në lagjen ’11 Janari’ ku pati edhe viktima, erdhi për shkak të punimeve që kryeheshin aty pranë për ndërtimin e një tjetër objekti.