Rrëzohet pema, bllokohet rruga Libohovë- Gjirokastër (FOTO)

Era e fortë gjatë natës së kaluar ka rrëzuar një pemë në zonën e njohur si ‘Pyjorja’ në Libohovë. Siç shihet në fotot më poshtë pema ka zënë plotësisht rrugën, duke bllokuar për rreth 1 orë qarkullimin e automjeteve nga të dyja anët e aksit që lidh Libohovën me Gjirokastrën. Pas ndërhyrjes për prerjen e pemës rruga është zhbllokuar dhe lëvizja ka vijuar normalisht.

© Libohova Online