Rrokadë në polici, ndryshon drejtori edhe në Gjirokastër

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Ditën e sotme janë bërë publike disa ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Lëvizje ka pasur edhe në Policinë e Qarkut Gjirokastër, ku është emëruar drejtori i ri, Arianit Arapi. Deri më tani Arapi ka mbajtur postin e Drejtorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ish-drejtori Kastriot Skënderi u emërua Drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit Tiranë. Zyrtarisht thuhet se këto lëvizje janë bërë për të përmirësuar më tej performancën e Policisë së Shtetit.

Qarku Gjirokastër vazhdon të jetë ende problematik në kultivimin e kanabisit. Pas operacionit për pastrimin e Lazaratit, bima narkotike është kultivuar në zonat përreth Tepelenës. Gati përditë policia njofton për aksione të asgjesimit të parcelave.