Rrugët me dëborë, policia bën apel: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës paraqitet kjo situatë :

Në të gjitha akset rrugore
lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15- 20 cm.

Vendet problematike kryesisht janë “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore, është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë  drejtuesve të mjeteve.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.