Rrugët, të bëhet kujdes në qafën e Muzinës dhe në Çajup

autoritetiNë qarkun e Gjirokastres, ne aksin Gjirokaster-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Po punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet – Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji.

Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. Ju lutemi përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë.

Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje. Në Valare –Erind- Çajup të përdoren zinxhirë në 3 km e fundit. Të bëhet kujdes me qarkullimin në Qafën e Muzinës në orët e para të mengjesit dhe në orët e mbrëmjes për shkak të formimit të ngricave prej temperaturave të ulëta.