Sekuestrohen kanabis dhe armë në Gjirokastër, shpallen në kërkim dy persona

whatsapp-image-2016-11-01-at-18-24-09Vijojnë operacionet për evidentimin dhe goditjen e vend magazinimit të bimëve narkotike, policia e Gjirokastrës ka zhvilluar dy operacione antikannabis, një në Këlcyrë dhe një tjetër në Memaliaj. 

Operacioni i parë u zhvillua në  territorin e fshatit Panarit, të  njësisë  administrative Dishnicë,  në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë” ku u  gjeten në  një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të dyshuara narkotike të  varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me boçe të tharë të dyshuar si narkotike.

Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar.

Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit  Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën  një automatik,  një pushkë,   8 thase me lëndë narkotike me peshë  rreth 75 kg,  si dhe 1000 bimë në proces tharje.

Policia ka shpallur në kërkim si autorë   të dyshuar shtetasit  A.P dhe M.O nga fshati Izvor.

Një sasi e  lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Ndërsa bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike  në të dy operacionet janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Po vijon puna për  zbardhjen e plotë të këtyre rasteve si dhe për kapjen e autorëve.