Sherr në spitalin e Gjirokastrës, rrihen me grushta dy persona

Një incident mes dy personave ka ndodhur ditën e djeshme në spitalin rajonal ‘Omeri Nishani’.

Siç njofton policia, dy persona janë zënë me grushte, për arsye që ende nuk bëhen me dije.

Më poshtë njoftimi i plotë policisë.

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.B, vjeç 43, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 04.10.2017, në ambientet e spitalit Gjirokastër, ka goditur me grusht shtetasin D.L, vjeç 49, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.