Shihni çfarë ndodhi sot në Aeroportin e Gjirokastrës (VIDEO)

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka publikuar një video nga uljet e avionëve sot në pistën e aeroportit të qytetit, për herë të parë pas kaq shumë vitesh.

“Rikthimi i fluturimeve në Gjirokastër për herë të parë pas më shumë se 30 e kusur vitesh, është një moment i bukur dhe nuk e ekzagjeroj po të them historik. Fluturime me avionë të vegjël sportiv, por mjaftueshëm domethënëse për të treguar vizionin tonë që ky aset kaq shumë i rëndësishëm të vihet në funksion të turizmit. Besoj se po bëjmë hapa inkurajues në këtë drejtim edhe pse kemi shumë punë për të bërë. Më e mira është e gjitha përpara.”, shkruan Golemi.
Ndërkohë që fluturimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Shihni pamjet e asaj që ndodhi sot.