Shkëndija elektrike në një portollambë të stallës, digjen 80 kokë dele në Mashkullorë

Një stallë bagëtish është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.

Për pasojë u dogjën rreth 80 krerë dele në pronësi të shtetasit Shaban Hamaj.

Pavarësisht ndihmës së banorëve dhe pastaj forcave zjarrfikëse dëmi nuk mund të evitohej.

Hetime e para thonë se shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në një portollambë të stallës.