‘Shkrin’ Lulzim Basha, zgjidhet kryetar PD-je me 91% të votave. Ja sa vota mori në qarkun Gjirokastër

Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike pasi ka fituar garën kundër Eduard Selamit, me 91% të votave.

Gjithsej kanë votuar 59834 anëtarë të PD-së.

Basha ka marrë 53931 vota ndërsa Selami 5136 vota.

Të pavlefshme kanë dalë 767 vota.

Sa i përket qarkut Gjirokastër, ku ishin 5 qendra votimi në çdo rreth rezultati është si më poshtë:

Kutia e Gjirokastrës, Basha mori 1069 vota, Selami mori 129 vota.

Kutia e Memaliajt, Basha mori 347 vota, Selami mori 10 vota.

Kutia e Tepelenës, Basha mori 213 vota, Selami mori 15 vota.

Kutia e Përmetit, Basha mori 260 vota, Selami mori 17 vota.

Kutia e Këlcyrës, Lulzim Basha mori 243 vota,  ndërsa Eduard Selami mori 39 vota.