Shoferët e Gjirokastrës në protestë prej 3 ditësh: Libohova dhe Dropulli të mos kenë linjë për Tiranën

Prej tre ditësh shoferët në Gjirokastër vijojnë të bojkotojnë aktivitetin me arsyetimin se konkurenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe marrin udhëtarë në vende të pacaktuara.

Përfaqësuesit e shoqërisë ‘Argjiro’ bëjnë me dije se nëse nuk merren masa, ditën e nesërme do të bllokojnë rrugën nacionale për 1 orë.

Ata kundërshtojnë që Libohova dhe Dropulli të kenë linjë transporti drejt Tiranës.