Shqipëri-Serbi/ Dalin në shitje biletat, por faqja e FSHF-së nuk punon

Gazi_Serbi-ShqiperiFederata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot online shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Serbi, e vlefshme per kualifikimin ne kampionatin Europian Euro 2016. Ndeshja do te zhvillohet ne stadiumin “Elbasan Arena” ne daten 08 Tetor, ora 20.45. FSHF njofton se biletat mund të blihen në këtë link,https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do?lang=sq

Por nëse klikon sipër linkut faqja që hapet nuk të lejon të procedosh më tej me blerjen. Askush nuk jep një sqarim përse ndodh dicka e tillë. Interesimi për këtë ndeshje është tejet i madh. Njësoj si në ndeshjen e fundit me Portugalinë, edhe kësaj here biletat do të jenë të personalizuara me emrin e personit që i posedon. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. Biletat per kete event do te jene te personalizuara dhe per asnje arsye, asnje person i cili nuk do te mbaje nje bilete me emrin e tij mbi bilete nuk do te lejohet te hyje ne stadium.

Listat nominative te personave te pajisur me bilete do t’I komunikohen Policise se Shtetit per te mundësuar identifikimin dhe ndalimin e te gjithe personave problematike apo te dyshuar si potencialisht te rrezikshem per mbarevajtjen dhe sigurine e eventit.

Çmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:

Tribunat C2, G2                 = 1.000 leke

Tribunat C1, C3, G1           = 1.500 leke

Tribunat D, F                     = 2.000 leke

Tribuna E                          = 3.000 leke

Tribunat B1, B5                 = 6.000 leke

Tribunat B2, B4, A1, A4     = 8.000 leke

Tribuna A2, A3, B3            = 10.000 leke.