Shqipëria në heshtje zgjedhore

zgjedhjetPas mbylljes së fushatës elektorale një ditë më parë, Shqipëria është sot në heshtje zgjedhore. Neser qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryebashkiakët e rinj në vend dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Gjatë heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushatë në media apo takime të ndryshme elektorale.

Zyrtarisht për këto zgjedhje janë regjistruar 62 subjekte politike, 52 prej të cilave janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, majtas e djathtas. Aleanca e kryesuar nga PS ka 37 parti, ndërsa ajo e kryesuar nga PD ka 15 parti.

Të drejtën e votës për këto zgjedhje e kanë 3 382 295 zgjedhës. Këto janë zgjedhjet e para lokale që zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale