“Si e dua Libohovën”, Luiza Mandi fton të rinjtë të kontribuojnë

DSC01707.jpgKandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi fton gjithë të rinjtë libohovitë të kontribuojnë me ide dhe projekte të ndryshme për zhvillimin e Libohovës. Të gjithë propozimit do prezantohen në datën 13 qershor në Libohovë në një event nën moton “Si e dua Libohovën”.

“Nën moton “Si e dua Libohovën”, ftoj të gjithë të rinjtë të kontribuojnë me ide dhe nisma konkrete se si ta bëjmë zonën tonë një vend më të mirë, me më shumë perspektivë. Të gjitha propozimet ju lus të mi dërgoni me mesazh në inbox-in e faqes. Ato do të mblidhen dhe sistemohen me përgjegjësi nga disa grupe pune pranë meje, në mënyrë që në datën 13 qershor t’i prezantojmë për një publik edhe më të gjerë në Libohovë.  Me këtë rast do të organizohet një event i rëndësishëm, që do t’i paraprijë një ngjarje të madhe; fitores së 21 qershorit”- thotë Mandi.

 Më tej Mandi shpreh falenderime për mbështetësit e saj, që siç thotë ajo shtohen çdo ditë. Kandidatja e majtë ka intensifikuar fushatën në ditë e fundit. Përditë është në takime me qytetarë në Libohovë, Zagorie, Nepravishtë, Suhë, Bulo, Labovë dhe gjithë zonat përreth.