“Si e dua Libohovën”, propozimet për infrastrukturën që të rinjtë i bënë Mandit

hfghm,.Kandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi, ndan me ndjekësit e saj në Facebook disa prej propozimeve në infrastrukturë që të rinjtë i kanë sjellë për nismën “Si e dua Libohovën”. Konkretisht është fjala për rrugën nga shtëpia e kulturës te qendra shëndetësore dhe më tej te shkallët përbri sarajve të Myfit Bej Libohovës.

“Ideja e tyre ishte për shndërrimin e kësaj rruge në një lloj mini-unaze, të shtruar me kalldrëm, të pajisur me stola, ndriçim dhe pemë nga të dyja anët. Po kështu, përballë qendrës shëndetësore, ku sot ka vetëm gure dhe baltë, të ndërtohet një shatërvan i vogël. Pjesa e shkallëve të mbulohej me çadra shumëngjyrëshe, të cilat do të kishin më shumë funksion dekorativ. Një tjetër propozim konkret ishte edhe ndriçimi nga jashtë i sarajeve të Myfit bej Libohovës dhe ndërtimi i një pedonalaje”- sqaron Mandi.

Më tej ajo zotohet për t’i cuar më tej këto projekte deri në zbatimin në terren të tyre.

“Sigurisht që këto nuk janë projekte definitive, por unë vlerësoj jashtëzakonisht shumë përpjekjen e tyre për të kontribuar në transforimin e Libohovës. Pasi të zgjidhem si kryebashkiake, do të angazhoj specialistët përkatës për t’i përfunduar si projekte dhe më pas për t’i paraqitur për financim. Unë besoj të vizioni i të rinjve dhe së bashku me ta, do të vëmë në jetë planin tonë për transformimin e Libohovës”- nënvizon kandidatja e majtë.

Nisma “Si e dua Libohovën” u inicua nga Luiza Mandi para disa ditësh dhe përmes saj u ftuan të rintjë të kontribuonin me ide dhe propozime për transformimin e Libohovës. Prezantimi i të gjitha propozimeve u bë nga një grup të rinjsh fundjavën e shkuar.

gvdfvflibohova 1 copyhhhdhthgfnvbgmbbn m