Si e “zhduk” ligji i ri kumarin masiv në Shqipëri

bixhozPersonat që luajnë lojëra fati do të mund të marrin mbrapsht 80% të shumës që hedhin në bixhoz. Në nenin 18 të ligjit të ri për lojërat e fatit, në pikën 10 të tij janë parashikuar shumat që duhet t’u kthehen lojtarëve, në kazino, lotari dhe bingo. “Organizatorët e lojërave të fatit duhet t’u kthejnë lojtarëve, në formën e fitimit: bingot televizive, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë; kazinotë, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë, përveç lojërave ‘live’, që zhvillohen në tavolina. Ndërsa lotaria kombëtare për çdo lotari, jo më pak se 60 për qind të shumës së vënë në lojë. Përveç kthimit 80% të shumës së “investuar”, pronarët e lojërave të fatit do të përballen edhe me tarifa të larta, jo vetëm për marrjen e licencës, por edhe për tarifat tatimore. Ministria e Financave ka përfunduar ligjin i ri për Lojërat e Fatit, ku është parashikuar një tarifë licencimi prej 10 mln USD për çdo sallë kazionojë.

Në sallat e lojërave të fatit nuk do të lejohet të hyjnë persona nën 21 vjeç dhe familjarët e personave që luajnë “kumar” mund të bëjnë kërkesë për moslejimin e hyrjes në “sallat e fatit”. Një tjetër ndryshim në ligjin që parashikon një tjetër masë shtrënguese për lojërat e fatit është se ato nuk mund të ndërtohen pranë shkollave dhe institucioneve të fesë, 200 metra minimumi, dhe në çdo sallë nuk mund të ketë më pak se 20 makina. Në ligjin me 76 nene, i cili shfuqizon ligjin e vjetër për lojërat e fatit, është parashikuar detyrimi i subjekteve për të mbajtur regjistrin e lojtarëve nëpë-rmjet identifikimit të tyre me dokument dhe regji-strimin e tyre dhe ruajtjen e të dhënave për tre vjet. /GSH