Si është transformuar Libohova, Edi Rama publikon pamjet e vizitës së tij (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video nga vizita e shkurtër në Libohovë, ku pa nga afër punimet për qendrën e re.
“Libohova, një bashki e vogël mes bukurisë natyrore dhe plot monumente të bukura të kulturës, e cila po rilind në zemër të saj, aty ku njerëzit kishin mbetur peng i rrënimit të së shkuarës dhe sot përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane po bëhet një qytezë mikpritëse për turistët”, shkruan Rama.