Situata e zjarreve në Gjirokastër, dëme të mëdha në toka bujqësore

Një ditë më parë në fshatin Grapsh të Bashkisë Dropull në Gjirokastër, është shkrumbuar nga flakët një banesë. Fatmirësisht në shtëpi nuk kishte asnjë njeri, e si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Lidhur me situatën problematike të krijuar nga zjarret e shumta, drejtori i PMXSH-së në Bashkinë Gjirokastër, Kujtim Bizhga, është shprehur se “tashmë janë evakuuar banorët e zonës”.

“Nga zjarret ka dëme të mëdha në toka bujqësore, kullota dhe pemë. Të rrezikuara janë edhe objektet e kultit”, tha ai për “News 24”.

Bizhga shtoi se flakët kanë përfshirë edhe oborret. Ndërkohë mëngjesin e sotëm janë nisur tre helikopterë drejt vendngjarjes për të vënë nënkontroll flakët.