Situata emergjente në Gjirokastër, tre deputetët e qarkut ‘përplasen’ në reagimet e tyre

Për situatën emergjente që po kalon Gjirokastra ka reaguar edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, deputeti i PS-së, Bledi Çuçi dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Tavo i kërkon qeverisë të ndërhyjë urgjentisht, ndërsa Çuçi thotë se Emergjencat Civile po e ndjekin nga afër situatën. Shehu nga ana tjetër shprehet se qarku Gjirokastër po diskriminohet nga deputetët. Më poshtë reagimet e tyre.

Bledi Çuçi/ Ju lutem që, në mënyrë që të mund të përballojmë me sukses situatat e papritura që mund të krijohen për shkak të rreshjeve të shtuara të dy ditëve të fundit, situatë që mund të vazhdojë edhe sot, të jeni të kujdesshëm, të evitoni lëvizjet e panevojshme me makinë dhe të ndiqni udhëzimet e Shtabit të Emergjencave të ngritur pranë Prefektit të qarkut Gjirokastër. Po e ndjekim nga afër situatën e krijuar në zonën e Kodrës së Shtufit dhe strukturat përkatëse po ofrojnë ndihmën, për të cilën ka nevojë.

Vangjel Tavo/ Situatë e rënduar në qarkun e Gjirokastrës. Shumë familje rrezikojnë jetën në rrëshkitjen e dheut në një pallat në Kodrën e Shtufit (rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër në Gjirokastër). Probleme me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike, rrugë të bllokuara. Në Dropull 6 fshatra janë tërësisht të bllokuara pavarësisht rrugëve provizore të hapura nga Bashkia. Ura e Llongos dhe Koshovicës të dëmtuara. Në Zagori ura e Hoshtevës, monument kulture, është rrënuar. Nuk ka asnjë ndërhyrje. Në Zhulat edhe Dropull nuk ka energji elektrike. Është përmbytur nënstacioni i vjetër në Gjirokastër. Në Memaliaj rrezikohet uji i pijshëm për shkak të reshjeve të rënda. Situata në mbarë qarkun e Gjirokastrës është alarmante. I bëj thirrje qeverisë e institucioneve të pushtetit qendror, emergjencave civile e çdo autoriteti përkatës të ndërhyjnë në mënyrë urgjente pasi po rrezikohet jeta e banorëve. Bashkia e Gjirokastrës e Dropullit e të tjera janë në terren për të ndjekur situatën por kjo gjendje tejet e rënduar shkon përtej kapacitetit që mund të përballojnë këto bashki. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga pushteti qendror i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë veprim e nuk ka reaguar aspak për këtë katastrofë ku gjendet qarku ynë. Në emër të çdo banori të rrezikuar nga kjo gjendje i bëj thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht.

Tritan Shehu/ PERSERI GJENDJE E VESHTIRE NE QARKUN E DISKRIMINUAR TE GJIROKASTRES.
Mungesa e plote e financimeve ne infrastrukturen energjitike, ujit te pijshem, rrugeve, kanalizimeve, mbrojtjeve, etj, kane krijuar nje tablo te rende ne Qark. Mjaftuan disa ore shira per tu kthyer perser efektet shkaterruese te permbytjeve, duke edhe perkeqesuar gjendjen ekzistuese. Ne Gjirokaster po rrezikohet jeta e banoreve nga rreshkitjet, bllokohen akse, ka mungese energjie ne zona te gjera, ka kompromentim te ujit te pijshem etj. Banoret e Zhulatit te izoluar qe nga dhjetori nuk kane as energji elektrike tashme. Po keshtu Krasi, Buzi, Luftinja etj, jane ne erresire te plote prej ditesh. Ne Memaliaj banoret rrezikohen nga perdorimimi i ujit te “pijshem” te atij rrjeti te shkaterruar e potencialisht me rritje te ndotjes ekzistuese nga shirat e fundit. Ura e Hoshtoves, monument historik ne Zagori, e demtuar rende e askush nuk interesohet. Pra kemi te bejme me nje gjendje tragjike nga nje lenie krejtesisht ne “harrese” te ketij Qarku, me vlera te medha, por me probleme te akumuluara, tashti ekstreme. Mjafton per kete te shikosh edhe fotot e sotme te Lagjes Gerhot, qe jane te njejta me ato te dhjetorit, pra pa asnje nderhyrje ne keta muaj.