Situata nga zjarret në qarkun Gjirokastër, digjen 1 hektar bajame

Gjatë 24 orëve të fundit deri ne oren 09:00 te mengjesit te sotem, në të gjithë vendin janë shënuar 3 vatra zjarri në pyje e kullota ne qarqet Tiranë e Gjirokastër. Në fshatin Riban, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë bajame. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve me forca e mjete u arrit të shuhen flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pemë bajame.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatrat që kanë qenë aktive janë shuar.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 28 punonjës zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.