Situata nga zjarret në qarkun Gjirokastër, digjen 3 hektarë me shkurre e lisa në Këlcyrë

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 5 vatra zjarri në pyje e kullota. Sa i perket qarkut Gjirokaster, mesohet se në fshatin Suk, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me lisa.

Shërbimi i MZSH Këlcyrë së bashku me banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe disa lisa.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.