Situtatë emergjente, një tjetër vatër zjarri në fshatin Bulo

Qarku i Gjirokastrës vazhdon të kalojë një situatë emergjente nga zjarret.

Gjendje më kritike sot ka qenë në Dropull, ku janë rrezikuar shtëpitë e fshatit Frashtan dhe Grapsh, si dhe në Jorgucat.

Ndërkohë gjatë orëve të pasdites një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Bulo, Bashkia Libohovë.

Mësohet se zjarri ka rënë në kodrën sipër fshatit.

Pas ndërhyrjes së banorëve me mjete rrethanore, flakët janë shuar.