Skënderbeu hipotekon kualifikimin! Fitore bindëse në Moldavi

tmp_4875-skenderbeu1-300x1941437646663Skëndërbeu ka arritur një fitore bindëse në Moldavi duke mundur 2 me 0 Milsamin.

Korçarët shënuan që në fillimin e pjesës së dytë me Salihin që shndërroi në gol një kros nga e djathta në minutën e 49.

Ka qenë përsëri Salihi që shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Nimaga në minutën e 73.

Pas këtij rezultati historik Skënderbeu mund të quhet pa frikë i kualifikuar pasi ekipit moldav i duhet të fitojë duke shënuar tre gola në Korçë ose një rezultat me diferencë dygolash ku të dy ekipet të shënojnë.