Socialistët ‘hakmerren’ me Lazaratin, e përjashtojnë nga dëgjesat publike

Dëgjesave publike që socialistët nisën pas fitores së 25 qershorit po u vjen fundit. Për qarkun Gjirokastër ato përfundojnë me vizitën e kryeministrit Edi Rama në datën 28 korrik.

Deri më tani janë zhvilluar dëgjesa brenda qytetit të Gjirokastrës, në Libohovë, Dropull dhe në disa njësi administrative. Por në këto bashkëbisedime me deputetët e zgjedhur të PS-së janë ‘përjashtuar’ banorët e fshatit Lazarat.

Lazarati, si një prej njësive administrative më të mëdha të Gjirokastrës është lënë jashtë axhendës së dëgjesave, e cila u bë publike në fillim të muajit korrik. Arsyet e këtij vendimi nuk dihen. Ndoshta kemi të bëjmë me një ‘hakmarrje’ të socialistëve, duke qenë se ata morën vetëm 92 vota në zgjedhjet e fundit, nga 1798 vota që mori PD.

Por mund të jetë edhe një vendim thjesht organizativ, duke qenë se jo në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër u zhvilluan degjesa publike. Më poshtë axhenda e publikuar në fillim të muajit korrik.

/ArgjiroLajm.net/  

No automatic alt text available.