Sot Fiter Bajrami, myslimanët festojnë pas 30 ditë agjërimi

tmp_14875-bashk-euml-sia-islame-ja-kur-euml-sht-euml-dita-e-par-euml-e-bajramit_2_hd1326033401Pas 30 ditësh agjërim në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit ata kanë nisur faljen e Bajramit.

Në varësi të besimit një pjesë e besimtarëve i drejtohen xhamive dhe të tjerë shkojnë në teqe. Nga këto të fundit më të vizituarat janë Teqeja e Melanit dhe Teqeja e Zallit në Gjirokastër.

Urime për këtë ditë të shënuar kanë përcjellë edhe krerët e myslimanëve dhe bektashinjve. Fiter Bajrami vlerësohet si dita harmonisë, paqes dhe shpresës për një ditë më mirë.

#LibohovaOnline uron gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë të shënuar. Gëzuar Fiter Bajramin!