Spitali i Gjirokastrës ka nevojë urgjente për rikonstruksion. A mund të shërohesh këtu?! (FOTO)

Spitali i Gjirokastrës ka nevojë urgjente për rikonstruksion, ndonëse nuk janë mbushur as 10 vjet nga rikonstruksioni i fundit i tij. Siç shihet në fotot që sjell Libohova Online nëpër mure ka lagështi, tavani është i dëmtuar dhe çdo hapësirë tjetër lë për të dëshiruar. Kur mendon që në këto dhoma njerëzit shkojnë për t’u shëruar, të zë frika të marrësh shërbim në këto kushte. Fotot flasin më shumë se çdo fjalë tjetër.

© Libohova Online