Studimi: Ja kur arrihet maksimumi i kënaqësisë në çift

SEKS-NE-HOTEL-2-300x199Një studim i Universitetit të Mynihut zbuloi se, çiftet arrijnë nivelin më të lartë të kënaqësisë seksuale me njëri-tjetrin pasi kanë konsumuar një vit lidhje së bashku.

Në studim u përfshinë persona të moshave të ndryshme, nga 25 vjeç deri në 41 vjeç, të cilët u pyetën rreth jetës së tyre seksuale.

Nga rezultatet doli se, ata ishin më të kënaqur për seksin me partnerin/partneren pas një viti aktivitet seksual së bashku.

Studiuesit besojnë se, kjo pikë arrihet pas një viti për shkak se partnerët e kalojnë vitin e parë duke eksperimentuar, për të kuptuar se çfarë u pëlqen më shumë në shtrat, derisa të ndihen me tjetrin “si në krevatin e tyre” dhe atëherë nisin të përsosin aftësitë e tyre për të kënaqur njëri- tjetrin.

U zbulua gjithashtu se, çiftet që zihen gjithmonë e më tepër janë ato që kanë gjithmonë e më pak marrëdhënie seksuale.