Studimi/ Libohova një ndër tre bashkitë me konsumin më të lartë mujor për frymë

Një publikim i fundit, i përbashkët i Bankës Botërore dhe INSTAT, “Portreti i varfërisë dhe pabarazia në Shqipëri”, tregon hartën e varfërisë në vend (fshatra e qytete).

Studimi është i bazuar në Censusin e vitit 2011 dhe Anketën e Matjes së Nivelit të Jetesës 2012, po ashtu dhe në vëzhgimet me familjet për pjesën më të madhe të rajoneve dhe i është përshtatur ndarjes së re territoriale me 61 bashki, por duke ruajtur dhe ndarjen e vjetër me 373 njësi vendore, në mënyrë që të prodhojë rezultate, që janë më domethënëse për politikëbërjen sot.

Libohova është një prej njësive ku është regjistruar numri më i ulët i të varfërve, si dhe një prej tre njësive me konsumin me të lartë mujor për frymë, plot 10.895 lekë.

Në vend të parë për konsumimin mujor për frymë është Gjirokastra me 11,215 lekë, pastaj Pusteci (Liqenasi) me 11.213 lekë dhe Libohova me 10.895 lekë.