Suksesi i Luftëtarit, Bejko sulmon Çuçin: Bën si tifoz për vota

Kreu i PD-së Gjirokastër, Roland Bejko, ka sulmuar ish-ministrin Bledi Cuçi, teksa ky i fundit ndodhet i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Tch, duke folur për fitoren e ekipit të Luftëtarit në ndeshjen përballë Tiranës.
“Këtij që duket në foto, ju desh të emërohej nga shefi si kandidat për deputet në Gjirokastër që të zbulonte ekipin e futbollit Luftëtari. Hajd duro dhe këtë tani që na bë ka tifozin e jetës. Ç’nuk mund të presësh nga soi i këtyre për ca vota e pak pushtet”, shkruan Bejko në faqen e tij në Facebook.