Takimi me Ramën të shtunën, Golemi fton të rinjtë në Kalanë e Gjirokastrës (VIDEO)

Kreu i PS Gjirokastër, Flamur Golemi fton të rinjtë që të jenë pjesë e takimit me Edi Ramën të shtunën në Kalanë e Gjirokastrës.

“Të shtunën ora 10:00, të gjitha rrugët të çojnë në Kalanë e Gjirokastrës. Bashkohu edhe ti me Partinë Socialiste, me Edi Ramën Kryeministër. S’ka alternativë tjetër më të mirë për Shqipërinë që duam. Çdo zgjedhje tjetër është kthim pas. Jepi vlerë votës tënde!”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook teksa shpërndan edhe një video-animation.

Rama vjen të shtunën në Gjirokastër në kuadër të takimeve që PS organizon me të rinjtë të cilët votojnë për herë të parë.