Takimi në Gjirokastër, Moikom Zeqo tërhiqet nga kritikat, vlerëson punën e Kumbaros

Deri para pak ditësh studiuesi Moikom Zeqo ishte një prej kritikëve të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro sa i përket punës dhe angazhimit të saj në Gjirokastër, e në mënyrë të veçantë për projektin e “Bypass-it”.

Por sot pasdite ai ka mbajtur qëndrime krejt të kundërta, e madje duke vlerësuar punën e Kumbaros në qytetin e gurtë.

Në mbledhjen e Akademisë së Arteve dhe Shkencave që u zhvillua sot pasdite në Gjirokastër, Moikom Zeqo si një prej pjesëmarrësve në këtë takim, shprehu vlerësime për restaurimin e qafës së pazarit, si dhe për disa ndërhyrje të tjera në pjesën historike.

Në vijm të fjalës së tij studiuesi i njohur la “porosi” që Gjirokastra të shihet me një vizion të posaçëm, duke marrë në konsideratë vlerat e jashtëzakonshme që mbart si qytet i UNESCO-s. Pjesëmarrës të tjerë në takim ishin edhe Isuf Kalo, Ksenofon Krisafi, Fatos Tarifa etj./ArgjiroLajm.net