Tavo bind trajnerin serb, Milinkoviç qëndron te Luftëtari

Rikthehet qetësia te Luftëtari. Trajneri Mlladen Milinkoviç ka drejtuar sot stërvitjen e parë për këtë javë në kuadër të ndeshjes së radhës me Korabin. Pas një mbledhjeje që zgjati afro 1 orë, presidenti Grigor Tavo ka bindur serbin që të vazhdoj të jetë në krye të pankinës deri në fund të sezonit, ndërkohë që kontratat e tij rinovohet automatikisht në rast se Luftëtari arrin objektivat.

Tavo ka mbajtur një fjalim para skuadrës, duke mbështetur lojtarët për vazhdimësinë, si dhe sqaruar të ardhmen e trajnerit dhe drejtorit Gentian Nora.

“Është merita juaj që kemi bërë një kampionat shumë të mirë. Dua që të mos mërziteni për atë që ndodhi me Flamurtarin. Ne nuk merremi me arbitrat, ju vazhdoni punën të qetë. Jam i bindur që do të blindoni vendin e katërt, ky është synimi ynë”, – ka thënë Tavo para ekipit.