Tavo përhap lajme të rreme në Dropull: Nëse fiton Edi Rama, do hiqen letrat greke

Afrimi drejt fundit i fushatës elektorale dhe rezultatet të dala nga anketimet dhe sondazhet paraprake duken se e kanë trembur realisht kandidatin e LSI Vangjel Tavo.

I vënë përpara faktit të një rrëshqitje të rezultatit të LSI në Dropull, burime në këtë zonë thonë se ai ka degraduar retorikën e tij, hedh akuza pa baza e sajon histori te paqena duke deformuar edhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

 Por më i rëndë akoma është fakti që përpiqet të hapë panik, duke shpikur se në qoftë se votohet Edi Rama, banorëve do i’u hiqen dokumentet greke!!

Kjo sajesë është një absurd i madh, pasi dhënia ose heqja e dokumenteve nuk përcaktohet as nga Tavo e as nga Rama, por nga autoritetet greke me një procedurë shumë rigoroze e pa lidhje me politikat e brendshme shqiptare.

/ArgjiroLajm.net/